Surprizat e motit, shihni si do të jetë koha sot në vend

Dita e sotme përgjithësisht do të paraqitet e kthjellët, kjo për shkak të masave ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta, ndërsa kalime vranësirash të lehta do të regjistrohen në zonat jugore-juglindore, por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto