Studentët shqiptarë kanë shpenzimet më të larta për shkollim se Europa

Sipas disa të dhënave të publikuara nga INSTAT, raportohet se pesha e shpenzimeve për arsimim të lartë në Shqipëri zë 3.9% të totalit të shpenzimeve të një familje, një peshë kjo gati katër herë më e lartë se e familjeve europiane.

Një familje në Bashkimin Europian ka një mesatare prej 1.1% të totalit të shpenzimeve për shkollimin e studentëve, ku Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6.-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

Instituti i Statistikave të Kosovës raporton në anketën e fundit të buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit është zero.

Në arsimin e lartë, numri i studentëve gjithsej ishte 146 mijë në vitin 2016, sipas INSTAT, nga të cilët 17% (rreth 25 mijë) janë të regjistruar në universitetet jo publike. Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë (studimet e plota 144 mijë), ndërsa për Masterin Shkencor është 105 mijë lekë ( dy vite 210 mijë lekë).

Ju mund të pëlqeni dhe këto