Flower
Flower

Studentët lëshojnë letra higjenike e vezë në drejtim të godinës së ministrisë së Arsimit/ Foto

Studentët janë të vendosur për të arritur qëllimin e tyre që qeveria të anullojë vendimin për tarifën prej 670 lekësh për çdo provim të mbartur dhe për përgjysmimin e tarifës së shkollës në dy këste.

Me mijëra studentë ndodhen sot përpara godinës së ministrisë së Arsimit, ku në shenjë revolte ata kanë lëshuar letra higjenike drejt saj, por protesta nuk ka devijuar në dhunë.

“Shkolla është e jona, jo biznes privat. Lindita Nikolla dil në bulevard”, është një prej thirrjeve që dëgjohen në protestë. “Ulni tarifat. Shfuqizoni VKM-në”, është një tjetër thirrje e studentëve.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto