Flower
Flower

Studentët i drejtohen Ramës duke kënduar iso labe: “S’jemi dele siç mendon ti…” (Video)

Ditën e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dhe të Drejtësisë kanë vendosur që të protestojnë duke u ngujuar brenda godinave të universiteteve.

Nga ana tjetër, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të treguar protestën e tyre, duke kënduar në kor iso labe.

“Dëgjoni ç’ka thënë i gjati…S’jemi dele siç do ti, për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një”, këndojnë studentët.

Në oborrin e Fakultetit të Drejtësisë ata iu bashkuan studentëve të drejtësisë duke shfrytëzuar dritaren e Fakultetit dhe hodhën derën në tokë me forcë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto