Zhdukja e 19 vjeçares shqiptare, përlotet e ëma e saj: “Dera po rri hapur se po e presim”

Artemis Vasili është 19 vjeçarja shqiptare që rezulton prej një jave e zhdukur, ndërsa kërkimet e saj nuk janë ndaluar.

Së fundmi, nëna e saj me lot në sy nga dera, i ka bërë një thirrje vajzës së saj, duke e pritur që të kthehet.

Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën”, ka thënë e dëshpëruar e ëma e saj.

Ndërkaq, babai i të resë ka treguar se është përpjekur të kontaktojë me 24 vjeçarin që ajo ishte e lidhur, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja e kaluar kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Ju mund të pëlqeni dhe këto