Flower
Flower

Zhduken nga faqja e dheut nëna e vajza 2 vjeçe, autoritetet ngrenë alarmin shqetësues

Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2 vjeçe, Enissa, me origjinë shqiptare, janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli.

“BBC” raporton se nënë e bijë janë parë për herë të fundit më 2 prill në Doncaster, ndërsa Sebjana nuk ka përdorur as celularin, as kartat bankare dhe nuk rezulton të jetë larguar nga shteti.

“Zonja Myzeqari është zhvendosur  para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”, ka deklaruar oficeri Neil Thomas, ndërsa është shprehur se ajo bënte jetë të izoluar dhe kishte pak miq.

Gjithashtu, oficeri është shprehur se ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por ato nuk rezultojnë të kenë ardhur në atdhe.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dy vjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë në numrin 101.

Ju mund të pëlqeni dhe këto