Flower
Flower

Zbulohet identiteti i trupit të pajetë që u gjend në lumin Shkumbin, ishte zhdukur disa javë më parë

Pak më parë, është zbuluar trupi i pajetë i një personi në lumin Shkumbin në qarkun e Elbasanit.

Raportohet se viktima është 79 vjeçari Ibrahim Xhakerri, i cili u gjend në bregun e lumit në fshatin Muriqan, ndërsa dyshohet se ai është mbytur disa kohë më parë dhe vetëm sot trupi u pikas nga banorët. Policia ka bërë të ditur se Xhakerri ishte shpallur i zhdukur që prej 11 shkurtit 2019.

“Në lumin Shkumbin pranë fshatit Muriqan, Elbasan është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Xh 79 vjeç , larguar nga banesa në 11 shkurt 2019. Nga këqyrja paraprake e kofomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto