Flower
Flower

Zbulohet arsyeja përse 13 vjeçari nga Dibra vari veten në pemë, fqinjët rrëfejnë ngjarjen

Qyteti i Dibrës u trondit ditën e djeshme kur një djalë 13 vjeçar u gjend i varur në një pemë. I mituri me inicialet F.R u konstatua nga mjekët ligjorë se nuk kishte asnjë shenjë dhune në trup.

Nga grupi hetimor që është ngritur për të hetuar mbi këtë ngjarje, janë zbardhur shkaqet që e kanë çuar 13 vjeçarin drejt rrugës së vetëvrasjes.

Sipas policisë së Dibrës, fqinjët e familjes së të riut kanë dëgjuar debate të shpeshta vetëm disa orë para se fëmija të kryente veprimin makabër. Këto burime kanë treguar se 13 vjeçari është zënë me prindërit përpara se të largohej nga shtëpia.

“Fillimisht, dyshuam se kishim të bënim me vrasjen e të miturit. Por nga hetimet paraprake, rezulton se i mituri F.R. është vetëvarur me një litar. Ne po hetojmë në të dyja pistat, por kjo më shumë mund të konsiderohet një vetëvarje”, bënë të ditur burime të Policisë së Dibrës.

Këta të fundit, sipas të dhënave nga grupi i hetimit, i kanë kërkuar djalit të nxirrte varësen nga ku e kishte fshehur.

Megjithatë djali kishte këmbëngulur se nuk e kishte gjetur varësen, por akuzat e shokëve i kanë dëgjuar edhe prindërit e tij, të cilët i kanë kërkuar 13-vjeçarit që të kthej varësen.

Sipas ‘Panorama’ kjo gjë e ka lënduar shumë djalin i cili është larguar nga banesa. Familja e tij fillimisht nuk e ka kërkuar por kur ra nata dolën për të gjetur djalin e tyre por pa rezultat.  Ndërkohë ditën e martë ata kanë dal sërish dhe kanë gjetur trupin e pajetë të varur në një kumbull.

Ju mund të pëlqeni dhe këto