Vjehrra e largoi nga shtëpia se i kishte bërë magji kunatës, 33 vjeçarja mes lotësh kërkon fëmijët e saj

Xhevahire Mehmeti, një grua 33 vjeçare me origjinë nga Peqini, ka treguar sot në emisionin “Me zemër të hapur” historinë e saj të dhimbshme.

Mes lotësh, ajo ka rrëfyer se prej një viti, vjehrra e ka ndarë nga burri sepse e akuzon se Xhevahirja i ka bërë magji vajzës së saj, e cila është divorcuar dhe për këtë fakt, është fajësuar Xhevahirja.

Pesë vite kemi qenë të lumtur. Pas pesë viteve vjehrra më akuzoi se i kisha bërë magji vajzës së saj, kunatës time dhe më ndau nga burri. Ai e besoi. Erdhi një grua nga Maqedonia në shtëpi, hodhi zaret në tapet. Ajo tha se ju ka bërë nusja magji. Ishte hera e dytë që vinte. E thërriste tezja e bashkëshortit tim, sepse është e martuar në Maqedoni”, ka rrëfyer Mehmeti.

Divorci mes çiftit u krye në mars të vitit të kaluar dhe gjykata vendosi që 3 vajzat e tyre të moshës 9, 7 dhe 6 vjeç, të qëndronin me babain, ndërsa nëna duhet të paguante detyrimin ushqimor dhe të takohej me to vetëm në datat e vendosura nga gjykata.

Por, ish bashkëshorti i saj dhe ish-vjehrra, nuk e kanë lejuar Xhevahiren që të takohet me vajzat e saj, pavarësisht se ato jetojnë vetëm 5 minuta larg.

Nëna e trishtuar ka rrëfyer se po mundohet prej një viti që t’i shikojë vajzat e saj fshehurazi gjatë orarit të shkollës, por ato kanë refuzuar që ta takojnë.

“Vjehrra i ushqen me urrejtje. Unë dua vajzat, jam gati të bëj gjithçka për to”, ka thënë e përlotur 33 vjeçarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto