Video/ Kjo është mafia më e rrezikshme në Shqipëri, gazetari me famë botërore bën gati dokumentarin

David Beriain është një gazetar mjaft i famshëm, i cili do të vijë në Shqipëri për t’u inflitruar brenda grupeve kriminale, ndërkohë që shqiptarët do t’i shpjegojnë atij se si funksionon ky biznes.

David do të mësojë se si droga shkarkohet në Itali dhe dorëzohet tek mafia italiane, ndërkohë që do të mësojë edhe mbi kulturën e vendit tonë teksa përshtatet brenda organizatës së tmerrshme kriminale dhe jetës së përditshme të saj.

Pritet që në dokumentarin që David do të realizojë, të përfshihet edhe “gjakmarrja”, pasi ai do të takohet në male me një njeri të arratisur, i cili është kërcënuar për vdekje nga ligji i “Kanunit” dhe do detyrohet të kryejë vrasje.

Në këtë intervistë, i arratisuri shfaqet gjithë siklet para kamerave, ndërkohë që në duar mban një pistoletë dhe dy granata dore për çdo moment.

Kjo nuk është hera e parë që David Beriain organizon një formë të tillë dokumentari, ku këtë sezon ai do të trajtojë rrëmbimet në Venezuelë, trafikimin e armëve në SHBA, Meksikë, El Salvador, drogën në Shqipëri, etj.

1xorL6mG1GpvWnWS4srH_04_e95d0aa486d0f9d10651bc898e98dc65_video_720p_converted on Vidnews.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto