Vettingu i policëve, zgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit

Janë përzgjedhur anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit dhe të sekretariatit teknik për vetting-un në polic, Gradë e SHÇBA.

Pas përzgjedhjes, starton procesi i vetting-ut nga niveli i lartë drejtues për gati 300 persona që kanë pozicione drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA.

Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit: Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja, Viktor Bërdo.

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët: Ela Kërka, Elda Kuka (Balili), Elida Liko, Ledian Rusta, Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes: Nertila Sadedini (Murati), Bledar Ilia, Arta Lleshi, Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët: Amarildo Kurti, Arta Lleshi, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj, Laert Elmazaj.

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:Elvira Dabërdaku, inspektor, Adriana Meko, inspektor, Zamira Gjini, inspektor, Alban Laska, inspektor, Besnik Hodo, inspektor.

Anëtarë zëvendësues janë: Dhimitrulla Spiro, inspektor, Vjollca Koçollari, inspektor.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto