Flower
Flower

Vetëvritet 12 vjeçarja shqiptare, por kush ia ka dhënë fostoksinën helmuese?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër, ku një vajzë e mitur është vetëhelmuar me fostoksinë.

Sipas raportimeve, ajo e ka pirë helmin dy ditë më parë, duke i dhënë fund jetës së saj.

Pavarësisht se është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët, ajo nuk ka arritur të mbijetojë, duke u ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Rrethanat se si 12 vjeçarja ka arritur që të sigurojë fostoksinën ende po hetohen dhe prokuroria ka hapur një investigim mbi këtë çështje, i cili do të tregojë se kush janë përgjegjësit për vdekjen e së miturës.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë njerëzit zgjedhin fostoksinën si një mënyrë për të ndërprerë jetën e tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto