“Vetëm të vdekura dalim prej këtu”, deklarata e fortë e grave të naftëtarëve të Ballshit

Prej tre ditësh, gratë e naftëtarëve të Ballshit janë bashkuar në grevën e urisë, teksa kërkojnë pagesën e burrave të tyre.

Ato kanë deklaruar se do të dalin  vetëm të vdekura prej aty sepse po kërkojnë të drejtën e tyre. Ndërkaq, gratë kanë deklaruar se po kërkojnë djersën e tyre.

“Do të rrimë në grevë urie deri sa problemet tona të marrin zgjidhje. Nuk ka kthim mbrapoa. Kemi 26 paga pa marrë. Kemi kaluar stres, se nuk kemi mundësi tjetër. Njeri nuk na ndihmon ne. I bëjmë thirrje kryeministrit ti japi zgjidhje një orë e më parë. Vetëm e vdekur dal unë që këtu, duam pagat, për bukën e gojës. Nuk kemi shtet nuk kemi drejtësi. Ku do të vemi në të kërkojmë të drejtën. Këti bëjnë vetëm hadutllëk. Si nuk i vjen zor i shko gazetarit në fyt edhe kryeministër”, thanë gratë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto