Ventrilokuistja e parë shqiptare rrëmben zemrën e publikut amerikan, performanca e saj ngre në këmbë sallën

Arjeta Dhima është ventrilokuistja e parë shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme ka performuar për publikun amerikan.

Ajo ndodhet në konferencën e ventrilokuistëve në Vent Hanen Kentucky të SHBA-së, ku ndodhen pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Me një teknikë të shkëlqyer, Arjeta ia ka dalë që të japë një performancë fantastike në gjuhën angleze. Për herë të parë, personazhet e dashur për publikun shqiptar, Xha Teli & Sindi, kanë dalë para një publiku mjeshtrash.

Kjo performancë është pritur mirë nga të gjithë dhe Arjeta është duartrokitur pafund nga publiku që ndodhej në sallë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto