“Vajza lindi që 15 vjeçe, policia më thotë e kanë trafikuar”, nëna tregon historinë e dhimbshme

Një ngjarje e trishtë është publikuar në programin e GSH, “Fol me psikologen”, ku një nënë kërkon të dijë vendndodhjen e vajzës së saj të zhdukur.

Ajo ka treguar se prej dy vitesh, vajza e saj nuk është bërë e gjallë dhe kur ishte vetëm 15 vjeçe, kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Përshëndetje! Jam Mira dhe prej 2 vitesh nuk di asgjë se ku është vajza ime. Policia nuk më thotë asgjë për vendndodhjen e saj. Më thonë se e kanë trafikuar. Në moshën 15 vjeçare u bë nënë dhe tani se di a e kam gjallë”, është shprehur nëna e trishtuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto