“Vajza kishte frikë e siklet”, detaje nga nata fatale, si i morën jetën 21 vjeçares shqiptari dhe greku

 

Disa detaje të reja kanë dalë mbi vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi në ishullin Rodos rreth nëntë muaj më parë.

Aleksandër Luca nga Shqipëria dhe Maonoli Kououras, një shtetas grek, akuzohen si autorët e kësaj ngjare të rëndë. Së fundmi, ata kanë rrëfyer detaje nga nata fatale.

Mësohet se dy të rinjtë kanë treguar se e kishin planifikuar përdhunimin e vajzës. Shqiptari atëherë i kishte dërguar një mesazh në Faceboook Elenit që të takoheshin.

Më 27 nëntor 2018, të orës 21:00, ata u takuan me vajzën e re, e cila shkoi në shtëpi me dy autorët, por kishte ndjerë frikë dhe siklet.

Dy djemtë akuzohen se e kanë përdhunuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ata e mbytën në përpjekje që ta detyronin të bënte veprime të tjera të çmendura.

Kur kryen krimin e rëndë, greku ka fshirë profilin e tij në Facebook. Gazeta “Star” raportoi se nëse ndonjëri nga ata do dëshironte, do e kishte ndihmuar vajzën që të largohej dhe që tragjedia të ishte shmangur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto