Flower
Flower

Ushtronte lojëra fati në lokalin e tij, procedohet 28 vjeçari

Policia ka proceduar penalisht shtetasin 28 vjeçar me inicialet D.Z, pasi ai ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin e tij.

Shtetasit, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, i është sekuestruar një tavolinë pokeri dhe fishë bixhozi.

 “Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Durrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Filloj procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin: – D.Z., 28 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe fisha bixhozi. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto