Flower
Flower

U vidhte sende me vlerë pacientëve në spital, arrestohet 62 vjeçari nga Kuçova

Policia e Fierit ka arrestuar një burrë 62 vjeçar pasi ai kishte vjedhur pacientë dhe të moshuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Pas një muaji investigimi, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D., dhe A.Gj.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto