U tha se i mori jetën ish policit Bilali, Gjykata merr vendimin e papritur për Gjergj Cukalin

Gjergj Cukali, personi që dyshohej se kishte vra.rë me pagesë ish policin Arben Bilali, është liruar nga burgu pas 4 muajsh që u kap.

Mësohet se Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë lirinë për Cukalin, pasi nuk i ka cilësuar të mjaftueshme provat që janë mbledhur ndaj tij.

Cukalit i është dhënë masa e detyrimit me paraqitje. Prokuroria më parë deklaroi se kishte gjetur disa prova shkencore në mjetin ku u krye ekspertiza dhe Gjykata e Tiranës atëherë i çmoi me vlerë këto prova.

Ndërkaq, Arben Xhetani është i vetmi që mbetet ende në burg për vrasjen e Bilalit. Ai dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen dhe ka vëzhguar lëvizjet e ish policit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto