U ra zjarr në banesë, një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj përfshihen nga flakët

Një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj janë djegur në pjesën më të madhe të trupit dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Banesa e tyre në komunën Firenzuola në provincën e Firences, është përfshirë nga flakët. Sipas mediave italiane, nëna 40 vjeçare dhe dy fëmijët e saj, një vajzë 11 vjeçe dhe vëllai i saj 8 vjeç, kanë marrë lëndime të rënda në trup.

Mjekët janë shprehur se të lënduarit kanë pësuar djegie të rënda në trupin e tyre dhe gjendja shëndetësore është mjaft kritike.

Ndërkaq, autoritetet dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga një lojë e fëmijëve, pasi ata kanë ndezur një çakmak dhe më pas flakët kanë përfshirë banesën.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto