“U qëllova me foshnjen në krahë”, flet ish mësuesi që u plagos në ballkonin e shtëpisë, ku dyshon

Ish mësuesi i fiskulturës, Eljus Thartori, u plagos 10 ditë më parë teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.

Së fundmi, ish mësuesi që ka punuar në shkollën 9 vjeçare “Teli Ndini”, ka thënë se u denoncua që luante në klasë bixhoz me nxënësit. Në një intervistë për “News 24” ai ka treguar mbi dyshimet që ka se kush është personi që e do të vdekur.

“Policia e di shumë mirë me cfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me armë se me snajper këtë e zbulon policia, nuk jam qëlluar me tritol, po luftoj me jetën kam përfunduar në Turqi. Pse nuk i gjeti autorët policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjes, me foshnjen në krahë, 30 sekonda para se të qëllohesha e lëshova.” shprehet ai ndërsa kujton mbrëmjen e atentatit.

“Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qënë 7 muaj herën e fundit në Angli 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer kisha 20 ditë pastaj shkova në haxh dhe u ktheva prej 20 ditesh dhe shkoja në plazh cdo ditë mund të më vrisnin me gurë jo me snajper sikur të isha Toto Rino” vijon me tej Thartori.

Thartori thotë se dyshimet për ngjarjen i ka tek drejtoresha e shkollës ku ai punonte.

“Dyshimet e mia ja le në dorë policisë, dyshimet e mia jane tek Magdalena Ymeri dhe Ilir Ymeri dhe ma ka thënë do hakmerrem ndaj teje. E bëri, dononcim te rremë në polici, tha do më vrasi fëmijët dhe cështja u pushua, ata mund të kenë paguar mendoj dhe dyshoj, policia le ta zbardh përse nuk i ka marr në pyetje?

“Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit, pyesni cfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam cuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk u kam marrë një herë lekë në atë shkollë, une u gjykova dhe pavarësisht faktit u tërhoqa. Po kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrarva atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë unë i them vetëm kaq i lumtë dora”, ka thënë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto