Flower
Flower

U që.llua në furrën e vet të bukës nga 26 vjeçari, zbulohet konflikti që solli plagosjen e 60 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëgjesit të sotëm në Kavajë, ku një burrë 60 vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Kjo ngjarje ka ndodhur në furrën e bukës së të moshuarit, ndërsa personi që ka qëlluar ndaj shtetasit Esat Kotorri, është një 26 vjeçar me inicialet S.T.

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, ndërkohë që 60 vjeçari ndodhet nën kujdesin mjekësor në spital.

Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto