U izolua për 2 javë pasi u kthye nga Wuhan, zbulohet nëse studentja shqiptare është e infektuar me koronavirus

Silva Doçi është studentja shqiptare që prej disa vitesh jetonte në Wuhan të Kinës, qyteti ku shpërtheu koronavirusi.

Me përhapjen e epidemisë, ajo kërkoi ndihmën e shtetit shqiptar që të largohej prej andej. Bashkë me 40 persona të tjerë, autoritetet turke larguan Silvën nga Kina.

Më pas, studentja shqiptare bashkë me 40 personat e tjerë u mbajtën në një karantinë për 14 ditë, për të bërë analizat e nevojshme nëse ishin infektuar apo jo me koronavirusin.

Së fundmi, autoritetet turke kanë bërë të ditur se të 41 personat kanë rezultuar të painfektuar nga virusi dhe janë lënë të lirë të shkojnë. Kështu, studentja shqiptare nuk është infektuar nga koronavirusi që u ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto