U infektua me koronavirus, flet drejtori i Urgjencës Kombëtare: “Dhimbje trupi sikur më kishin rrahur”

Dje u bë e ditur se drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte infektuar me koronavirus. Së fundmi, vet Brataj ka zbuluar për emisionin “Opinion” se që nga e shtuna dhe e diela kishte dhimbje trupi, temperaturë të lartë dhe kollë.

“Në fillim të shtunën, pastaj të dielën me temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi sikur të ka rrahur njeri gjithandej, dhimbje koke. Sot jam më mirë. Dhimbjet janë graduale. Po më thonin që ishe shumë i lodhur. Unë që të shtunën e shikoja që nuk kisha shumë rezistencë. Por s’kisha dhimbje, ishte lodhja. Normal që dhe organizimi, mekanizmat e humbasin efektin e tyre. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Ajo është gjëja më e tmerrshme, s’rri dot në një vend. Rrotullohesh gjithandej, temperatura kalon 39 apo 39 e gjysmë është problem. Por për fatin e mirë u kontrollua. Dhe je dhe vetë mjek dhe e di si do shkojë.

Kemi këshilluar mijëra qytetarë në këto ditë. Shumë prej nesh e shikojnë veten nga ana e kuruesit, jo të kuruarit. 48 orë me shenja të theksuara. Tani kam kollë, nuk kam dhimbje, temperatura është tek 37, 37 e gjysmë. Sot pothuajse kam qenë gjithë ditën në këmbë në shtëpi duke bërë xhiro. Kjo është një betejë, e dimë shumë mirë. Kur je në linjën e parë mund të të ndodhi siç më ndodhi mua. Dy javë patjetër që do qëndroj në shtëpi”, u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto