Flower
Flower

U gjet i murosur në vilën luksoze, zbulohet identiteti i tij dhe lidhja me bizneset ilegale

Disa ditë më parë në Itali, në një vilë luksoze në komunën Senago të Milanos, u zbulua i murosur trupi i një personi, i cili më vonë u identifikua si një shtetas shqiptar.

Autopsia e mjekësisë ligjore italiane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Astrit Lamaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej janarit të 2013, kohë në të cilën ai ishte 41 vjeç.

Sipas mjekëve, Lamaj ka pësuar një vdekje të dhunshme dhe lidhur me këtë ngjarje, autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve.

Vëllai i viktimës ka denoncuar vite më parë zhdukjen e Astrit Lamaj, i cili është një person me precedentë penale lidhur me trafikimin e drogës.

Trupi i murosur i Astrit Lamajt u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për rregullimin e vilës luksoze, që ishte restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së viktimës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto