Flower
Flower

U gjend i pajetë në makinë, 33 vjeçari shqiptar rrethohet nga misteri që s’po i gjendet zgjidhje

Dy ditë më parë, Alfons Kaja, 33 vjeç me origjinë shqiptare, u gjend i pajetë në makinën e tij nga disa kalimtarë, të cilët njoftuan ambulancën, por i riu kishte ndërruar jetë me kohë.

Së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar se i riu ka lënë pas gruan shtatzanë dhe një vajzë 2 vjeçare, por rrethanat e vde.kjes së tij mbeten të mistershme.

Një kushuri ka thënë se e pa pasditen e së hënës Alfonsin dhe 33 vjeçari i kishte thënë se nuk ndihej mirë. Rreth orës 21:00, ai kishte folur me bashkëshorten duke i thënë se kishte tension të lartë dhe shkoi në spital menjëherë, por doktorët nuk i gjetën probleme serioze dhe e lanë të shkonte në shtëpi.

Më pas, shqiptari u bë gati për të shkuar në punë, por me t’u nisur me makinë, ai nuk u kthye më. Avokati mbrojtës i familjes është shprehur se po heton dokumentacionin në spital për të parë diagnozën që i kanë vendosur Alfonsit.

 “ Ne duam të kuptojmë nëse ka pasur ndonjë përgjegjësi, sepse me siguri se çfarë ndodhi është shumë e çuditshme. Ne do të kërkojmë të gjithë dokumentacionin mjekësor në spital, pasi ai shkoi në dhomën e urgjencës mbrëmë për probleme të tensionit të lartë. Pra, ne duam të dimë nëse ai është ‘shkarkuar’ nga spitali me lehtësi ose jo”, është shprehur avokati.

Ju mund të pëlqeni dhe këto