Flower
Flower

U fut brenda në liqen për të shpëtuar varkën, mbytet 38 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Liqenit të Maggiore në Arona të Italisë, ku një 38 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjend në 20 metra thellësi dhe 100 m larg bregut të liqenit, më saktë larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Për të gjendur trupin e shqiptarit, erdhën zhytës nga Milano, pasi një grup turistësh njoftuan autoritetet kur panë përpjekjet e dëshpëruara të shqiptarit në ujërat e liqenit një ditë më parë.

Mësohet se 38 vjeçari shqiptar ishte futur në liqen për të nxjerrë një varkë me pedale që ishte tërhequr nga uji për shkak të erës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto