Flower
Flower

U arratis nga burgu grek, arrestohet një prej shqiptarëve që kryen 72 grabitje në shtetin helen

Disa ditë më parë, tre shqiptarë u arratisën nga burgu grek, kushtet e sigurisë të të cilit nuk ishin mjaft të forta.

Ndërkaq njëri prej tyre është vënë në pranga nga policia greke. Bëhet fjalë për Gertian Vrushaj, 24 vjeç, i cili është kapur nga forcat policore, ndërkohë që janë ende në kërkim dy të arratisurit e tjerë, Marjus Dedolli, 31 vjeç dhe një 17 vjeçar.

Të rinjtë akuzohen për kryerjen e 72 grabitjeve në zonën e Atikës që kapnin vlerën e mbi 400 mijë eurove, të cilët ishin pjestarë të bandës prej 5 vetave që u kapën më 13 qershor.

Operacioni për arrestimin e tyre po zhvillohet në zonën e Luco-Koropi të Atikës, në rajonin e Athinës.

Shqiptarët ishin të specializuar në alpinizëm-kacavjerrje dhe kështu arrinin të hapnin shtëpi të pallateve shumëkatëshe. Tre të arratisurit, (një prej tyre në pranga) do përballen dhe me akuzat e tregtisë së drogës pasi në shtëpinë e kapobandës u sekuestruan 18 kg kanabis dhe 3 peshore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto