Transportonin lëndë ilegale nga Holanda, 9 shqiptarë përfundojnë në pranga

Policia italiane ka mbyllur me sukses operacionin “Bravehart”, ku janë arrestuar 9 shqiptarë dhe 11 persona të tjerë që ishin pjesë e grupit kriminal që transportonte drogë nga Holanda.

Ata komunikonin në sajë të disa celularëve me numra të koduar dhe kokainën e transportonin nëpërmjet disa makinave që kanë pasur lokalizues GPS të instaluar në to.

Këto hetime kanë nisur që në vitin 2015 dhe janë udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, ku është sekuestruar 40 kg kokainë e pastër, me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

“Lënda ishte shpeshherë shumë e pastër, deri në 92%”, është shprehur prokurori italian.  Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.

Mësohet se trafikantët kanë qenë banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre qyteteve.

“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto