Flower
Flower

Tragjike/ U shpërthen zjarri në banesë, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bruksel, ku një zjarr i fuqishëm i ka sjellë vdekjen dy të rinjve shqiptarë.

Mësohet se Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi, kanë ndërruar jetë pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Raportohet nga mediat belge se ngjarja ka ndodhur të premten, ndërsa ende nuk janë konfirmuar shkaqet që sollën përhapjen e flakëve.

Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i zjarrëfikëseve, Alain Habilsm, i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë  shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto