Tragjike/ Koronavirusi i merr jetën ish futbollistit të njohur shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar në media, pasi ka humbur jetën nga koronavirusi ish futbollisti i njohur lezhjan, Nikolin Lorenci.

Prej disa ditësh i ndjeri ka qenë i shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm dhe ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij  i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së  blertë duke thyer  një rekord  si titullar, pasi  nuk ka munguar në asnje ndeshje.

Nikolin Lorenci si futbollist  me fanellën e Besëlidhjes ka luajtur në 5 sezione, konkretisht: 1970-71,  1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- -79. Pasi ka lënë futbollin Nikolin Lorenci, nuk i është ndarë fushës së blertë, pasi më vonë ka sherbyer si trajner i Besëlidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademitë private te futbollit ne Lezhe, “Brians” dhe  “Porto” (“Shënkolli).

Me 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto