Tragjike! Humb jetën vëllai i Robert Aliajt, artisti: “Dashuria nuk vdes kurrë”

Artisti Robert Aliaj ka përjetuar një humbje të madhe ditën e sotme. Vëllai i tij dhe njëkohësisht piktori dhe skenografi i njohur, Rexhep Aliaj, ka ndërruar jetë.

Rexhep Aliaj

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vet Aliaj përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se në këto kohëra të vështira të krijuara nga pandemia, janë të detyruar ta mbajnë hidhërimin brenda në shpirt.

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, ka shkruar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto