Flower
Flower

Tjetër aksion policor/ Arrestohen 5 persona në stacionin e trenit në Lushnje, ja me çfarë u kapën

Policia e Durrësit ka realizuar një operacion tjetër antidroge, duke arrestuar 5 persona dhe ka sekuestruar 21 kg drogë. Këta persona ishin në hetim prej 1 muaji, ndërsa u arrestuan në stacionin e trenit në Lushnje.

Sipas të dhënave zyrtare, seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “VAZHDIMËSIA”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.Ç., 53 vjeç; G.K., 38 vjeç; I.K. 50 vjeç; R.K. 25 vjeç; L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje;

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, (Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto