Televizioni italian ‘Rai 3’: “Mafia shqiptare ka hyrë në parlament, kanë lidhje me politikanë”

Televizioni i njohur italian “Rai 3”, i ka kushtuar një kronikë të gjatë Shqipërisë mbi mafian dhe mënyrën se si ajo operon për të pastruar paratë.

Në këtë kronikë, është marrë në intervistë gazetarja Klodiana Lala, e cila është shprehur se:  “Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament”.

“Rai 3” thekson në këtë kronikë se gazetarja shqiptare ka marrë shumë kërcënime nga grupet kriminale, por nuk trembet dhe thotë të vërtetën.

Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”. Ky është citimi i gazetares së kronikës, Klodiana Lala gjatë një interviste për televizionin italian Tg3”, thuhet në këtë kronikë.

Intervistën e ka realizuar Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino, të cilët kanë marrë dëshmitë e Klodiana Lalës, gazetares shqiptare që merret me kronikën e zezë.

Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”, është shprehur Klodiana.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias.

Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare. “Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën”, thotë ajo.

ALBANIA, DENUNCIA INFILTRAZIONI MAFIOSE. CRONISTA MINACCIATA DI MORTE

Infiltrazioni mafiose in Albania, soprattutto nell'edilizia. Un rischio denunciato in tv da una cronista, che ha già subito minacce di morte.Il servizio degli inviati Pier Damiani D'Agata e Claudio Rubino per il Tg3 delle 19 del 7 febbraio 2019

Gepostet von Tg3 am Donnerstag, 7. Februar 2019

Po ashtu, është rikujtuar momenti kur shtëpia e gazetares në gusht u qëllua me breshëri automatikësh, një sulm i qartë nga mafia. “Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto