“Të tre djemtë të pushka.tohen ndryshe…”, motra e Drita Saliaj tregon ç’do ndodhë mes familjeve nëse s’vepron shteti

Drita Saliaj gjeti vdekjen në mënyrë makabre nga tre të rinjë, të cilët e grabitën, e mbytën dhe më pas e hodhën në rezervuar.

Së fundmi, motra e viktimës, Dallëndyshe Kajo, ka thënë se autorët duhet të pushkatohen. Ajo ka theksuar se shteti duhet të veprojë se ndryshe familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje.

 “Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan. Çfarë kërkuan ata nga motra ime? T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje.  Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”, është shprehur ajo për Fax News.

Ju mund të pëlqeni dhe këto