Flower
Flower

I rrahu brutalisht të motrën, vëllai i saj bën për spital dhëndrin

Një burrë ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij në komunën e Vitisë në Kosovë, duke sjellë ndërhyrjen e vëllait të saj.

Pasi ka parë se e motra po keqtrajtohej nga burri, vëllai ka ndërhyrë dhe ka sulmuar fizikisht dhëndrin, duke e dërguar në spital.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar bashkëshorten e tij – viktimën femër K/Shqiptare. Në rast ishte përfshirë edhe i dyshuari mashkull K/Shqiptar vëllai i viktimës, i cili e kishte sulmuar të dyshuarin e parë”, thuhet në raportin e policisë.

Pas këtij rasti tre personat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa burri i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij është dërguar me vendim të prokurorit në mbajtje.

Burimi: Gazeta Metro

Ju mund të pëlqeni dhe këto