Flower
Flower

Dogjën të gjallë 4 fëmijët e mitur, dy prindërit përballen me masat drastike

Një ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2017 në Angli, ku si pasojë, katër fëmijë të mitur u dogjën të gjallë në flakët e zjarrit.

E gjitha ndodhi si rezultat i papërgjegjshmërisë së dy prindërve, Chris Moulton dhe Natalie Unitt, të cilët u arrestuan të martën e kaluar dhe përballën me akuza të rënda sepse cilësohen si përgjegjës të vdekjes së fëmijëve.

Fëmijët e tyre Riley, 8 vjeç, Keegan 6 vjeç, Tilly Rose 4 vjeç dhe Olly 3 vjeç u dogjën të gjallë brenda shtëpisë, ndërsa prindërit e tyre u larguan nga shtëpia dhe shpëtuan vetëm djalin e vogël Chris, 2 vjeç.

Hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë ende, ndërsa janë hedhur dyshime të forta se prindërit e kanë ndezur vet zjarrin.

Nga ana tjetër, publiku anglez i ka dënuar fortë dy prindërit dhe kërkon dënim të përjetshëm për ata që i quan ‘dy monstra’.

Ju mund të pëlqeni dhe këto