Të dy humbën njërën këmbë kur ishin të vegjël, çifti rrëfen historinë e veçantë të dashurisë

Së fundmi, të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” kanë qenë çifti Kondor dhe Valentina Çeka. Ata kanë rrëfyer si janë njohur me njëri-tjetrin.

Kur ishte 6 vjeç, Kondori humbi këmbën e djathtë si pasojë e një aksidenti me makinë. Valentina në moshën 1 vjeçe humbi këmbën e majtë nga një zjarr që shpërtheu.

Ata kishin vendosur vite më parë mos të martoheshin, por fati bëri që ata të takoheshin dhe të dashuroheshin  bashkë.

“Ne takohemi te “Lëvizja për jetën” sepse unë vij në Tiranë bashkë me dy motra dhe njëra ndër motrat, teksa lutej në kishë, shikon fytyrën time dhe fytyrën e Dorit të bashkuara dhe thotë si ka mundësi, si ndodh kjo, i bashkoi Zoti. Më pas ne u kthyem në Lezhë dhe unë Dorin e kisha parë si hije por jo si fytyrë dhe asgjë më tepër. S’jemi takuar fare dhe kur mbërritëm në Lezhë, tradita shqiptare është që një person që të shoqëron në makinë duhet ta qerasësh dhe unë zbres aty ishte dhe një dyqan, dhe iu them motrave “Hë me çfarë doni t’iu qeras” por nuk donin gjë. Atëherë unë iu thashë “Mos ma ktheni se jam dhe beqare” po unë kisha kohë që kisha ndarë mendjen të mos martohesha dhe asgjë, dhe ata më thonë: motra ka parë diçka për ty, është një çun po sikur të njohin me një çun do pish kafe dhe unë sa për t’i heq qafe pranova”, ka rrëfyer Valentina në studio.

“Zoti i përdori motrat për neve thjesht sa për të na dhënë shkëndijën e parë që të takoheshim”, ka vazhduar ajo.

Çifti feston 3 vjetorin e martesës me datë 14 shkurt dhe Kondori e ka suprizuar parteren në studio. Ai i ka dhuruar një unazë në shenjë dashurie të cilën Valentina e ka pritur me shumë emocion dhe lot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto