Studimi/ Personat me këtë sëmundje nuk janë të rrezikuar nëse infektohen me Covid-19

Reumatizmi nuk të sjellë komplikacione nëse infektoheni me Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar reumatologia, Blerina Dhamo, e cila sqaroi se nga studimet e fundit ka rezultuar se ky grup pacientësh që vuajnë nga kjo sëmundje nuk kanë risk më të lartë për të qëndruar më gjatë në spital apo të humbin jetën.

Në një intervistë për “Abc” mjekja i kërkon pacientëve që të bëjnë kujdes dhe të mos ngatërrojnë simptomat e sëmundjeve reumatizmale me ato të Covid-19 pasi janë të ngjashme

“Kërkuesit shkencor studiuan gati 6 mijë pacientë për periudhën janar-qershor 2020 dhe u pa që sëmundja reumatizmale nuk i rrezikonte individët për t’u infektuar apo për komplikacione. Këta pacientë kanë të njëjtët faktorë risku siç ka popullata”

“Sëmundjet reumatizmale si shenjë kryesore kur rëndohen kanë dhimbje të muskujve apo edhe temperaturë. Pacientët vijnë menjëherë te reumantologu. Është mirë që të shtyhet vizita me reumantologun dhe të diskutohet me specialistin e këtij virusi. E rëndësishme është që të komunikohet me një mjek. Sa i përket ndërprerjes së medikamenteve që marrin pacientët për sëmundjet reumatizmale bëhen vetëm me kompetencën e mjekut reumantolog”,

“Meqenëse jemi në fushatën e vaksinimit të gripit, pacientët me sëmundje reumatizmale e kanë të domosdoshme që të vaksinohen çdo vit me vaksinën e gripit dhe njëherë në pesë vjet me vaksinën e pneumokokut”, sqaron mjekja.

Sëmundjet reumatizmale shpesh zbulohen vonë, kjo edhe për arsye të mosnjohjes së shenjave dhe që ngjajnë me ato të koronavirusit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto