Skandali me të miturën në Kavajë, Prokuroria nis hetimet ndaj shkollës së vajzës: “Fshehën ngjarjen…”

Prokuroria e Durrësit ka vendosur që të marri nën hetim stafin pedagogjik të shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë, që frekuentohej nga 13 vjeçarja e dhunuar dhe 8 djemtë.

Hetimet ndaj kësaj shkolle kanë nisur bazuar në faktin që ky institucion arsimor u informua për skandali dhe heshti për 5 ditë rresht, duke mos e denoncuar rastin në polici.

“Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi”, është shprehur një burim për “News 24”.

Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e thirri nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhënien me një nga djemtë e klasës. Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte,  mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithcka kishte ndodhur.  Institucioni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në polici.

Ju mund të pëlqeni dhe këto