Flower
Flower

“Si fle me atë?”, e shajnë se u lidh me djalin me aftësi të kufizuara, 25 vjeçarja bën dedikimin përlotës

Hannah Ayluard është një 25 vjeçare normale, por lidhja e saj me një djalë i ka sjellë kritika të vazhdueshme nga njerëzit në rrjete sociale.

Shane Burcaw është  i dashuri i Hanna-ës, i cili vuan nga Atrofia Muskulore e Shpinës, një sëmundje që shkakton çrregullime të mëdha në trup dhe bën që pjesën më të madhe të kohës ta kalosh në shtrat.

Për shkak të kësaj sëmundje që ka i dashuri i saj, 25 vjeçarja merr çdo ditë mesazhe ofenduese, ku ka njerëz që e quajnë lidhjen e tyre të shpifur dhe disa që e pyesin se si ajo mund të flejë me një njeri të tillë.

Ndonëse ofendimet janë të shumta, 25 vjeçarja ka vetëm një fjalë të thjeshtë dhe aq emocionuese në të njëjtin moment: “Jam e dashuruar me të”.

Hanna e njohu Shane kur pa një dokumentar për jetën e tij, ndërsa tani janë duke planifikuar që të kenë së bashku edhe fëmijë.

Burimi: The Independent

Ju mund të pëlqeni dhe këto