Flower
Flower

Shqiptari humbi jetën në kantierin e ndërtimit, kolegët grekë bëjnë gjestin përlotës ndaj tij

Pasditen e djeshme, një burrë 60 vjeçar me shtetësi shqiptare, humbi jetën gjatë punimeve në kantierin e ndërtimit të stadiumit të ekipit grek të AEK.

Shqiptari kishte qenë mbi një skelë dhe humbi ekuilibrin, duke bërë që të rrëzohej nga një lartësi e madhe dhe ndërroi jetë tragjikisht.

Raportohet se përgjegjësit të kantierit i është ndaluar puna derisa të dali analiza mjeko-ligjore mbi shkakun e vdekjes së shqiptarit.

Nga ana tjetër, ekipi i AEK ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe kanë premtuar se do ta mbështesin ekonomikisht familjen e tij.

Po ashtu, ata kanë vendosur një foto nga stadiumi gjatë punimeve në faqen zyrtare në Facebook, duke e shoqëruar atë me një shenjë zie.

Ju mund të pëlqeni dhe këto