Flower
Flower

Shqiptarët të pushtuar nga pesimizmi, heqin dorë nga këto blerje të rëndësishme

Prej disa vitesh tashmë, konsumatorët shqiptarë janë përfshirë nga pesimizmi, duke rezultuar në heqjen dorë të blerjeve të mëdha.

Madje ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogariten kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryesisht, ka rezultuar edhe më e përkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve, sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018.

Pjesa dërrmuese e konsumatorëve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe. Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, se si konsumatorët i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por në realitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujorin e katërt ishin edhe më të për keqësuara pasi balanca e përgjigjeve negative ishte më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorët kanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimet reale kanë qenë me të përkeqësuar se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdha me efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 për qind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë ata ngurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhe toka, apo mjete të tjera që kushtojnë.
Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë e në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesa kryesisht në Tiranë.

Burimi: Monitor

Ju mund të pëlqeni dhe këto