“Shqipëria si Kolumbia e Evropës”, tv gjerman filmon zonat e mbjella: “Ba.ndat lidhje të ngushtë me politikën”

Një reportazh dedikuar mafies në Shqipëri është përcjellë nga televizioni gjerman “ZDF”, në të cilin thuhet se aktiviteti i saj është shtrirë në gjithë Europën.

Gjatë ecurisë së këtij reportazhi, thuhet se si trafikimi i lëndëve narkotike nga shqiptarët është përcjellë edhe me ndihmën e policisë italiane të anti-drogës.

“Bandat e krimit dhe të drogës kanë lidhje të ngushta me politikën”, thuhet në këtë reportazh të “ZDF”, e cila e cilëson Shqipërinë si Kolumbinë e Europës.

Më tej, media gjermane shprehet se Shqipëria që është një nga vendet më të varfëra në Europë, ka një numër të madh të makinave të shtrenjta në qarkullim.

Por në këtë reportazh nuk kanë munguar as akuzat ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sillet edhe rasti i ish-oficerit të antidrogës, Dritan Zaganit, i cili ndodhet jashtë vendit.

“Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim”, thotë ai, ndërsa gazetarët gjermanë kanë shkuar edhe në disa zona të mbjella me kanabis, siç shihet në videon më poshtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto