“Shpirtin e mamit e kam brenda vetes”, mes lotësh, Megi rrëfen si humbi mamanë dhe të vëllain nga tërmeti

Nga tërmeti tronditës i 26 nëntorit, humbën jetën Fatmira Cuka dhe djali i saj, Sardi, ndërsa burri i shtëpisë, ndonëse ndodhej brenda banesës, arriti të shpëtonte.

Vajza e familjes Cuka në Thumanë, Megi, ndodhej në Tiranë në ato momente. Së fundmi, ajo dhe babai i saj kanë qenë në emisionin “Historia ime”.

Mes lotësh, Megi ka treguar dhimbjen e madhe që ka përjetuar pasi humbi njëkohësisht mamanë dhe të vëllain e saj.

 “Çfarë mund të them.. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme. Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet…

di por më ka marrë shumë malli, nuk kam lot, nuk di çfarë të them tjetër… Më ka marrë shumë malli për mamin, nuk di çfarë të them për Zotin. Kishim shumë ëndrra bashkë, ishim shumë të lidhura, më duket sikur nuk do di me kë të shprehem. Kam qenë shumë e lidhur me mamin, çdo gjë ja tregoja asaj… Nuk di çfarë të them. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Jo se është mami im, por ishte e tillë, siç kishte emrin ishte dhe vetë… Mira dhe ashtu ishte e mirë.

Sardi mbaronte gjimnazin, dhe ishim gjatë gjithë kohës çfarë do vishnim për maturë, çfarë makine do marrim. Sikur janë gjithë maturantët, adoleshentët. Nuk e di.. Shpirtin e mamit e kam brenda vetes, ma jep gjithë këtë forcë, siç ishte mami në të vërtetë e fortë, sypatrembur. Ajo deri në momentin e fundit i ka ndenjur afër vëllait.. Nuk e di.. Sa meqë gjithë atë tmerr që kanë parë këta, ka shkuar duke e zgjuar vëllain qetësisht. Thjesht për të mos e trembur. Kam shumë nevojë për mamin, por çfarë të bëj. Nuk di çfarë të them tjetër. Shyqyr që kam babin të paktën, kam një prind, kam diku ku mund ta gjej një mundësi të paktën prindërore. Pavarësisht se unë kam shumë teze, dajo, njerëz plot, që s’më lenë kurrë vetëm. Kam një teze që ngjan shumë me mamin dhe çmallem duke e parë atë

Po vetëm për mamin, vetëm për atë dua të bëhem e fortë dhe çuditërisht jam kaq e fortë. Thashë vetëm ajo ma jep forcën bashkë me vëllain, nuk e kisha imagjinuar veten kaq të fortë sinqerisht. Ama vetëm di të them diçka që amanetet e saj do i çoj deri në fund… Një ndër to ishte të më shihte mua të kompletuar domethënë, me punë , me gjithçka, sikur unë e kisha nisur, me shkollën me studimet. Sikur çdo prind për fëmijët e tij domethënë”- është shprehur Megi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto