Shpëtohet nga kampi në Siri vogëlushi Alvin Berisha

Ditën e sotme është bërë e ditur se 11 vjeçari Alvin Berisha është shpëtuar me sukses nga kampi Al-Hol në Siri.

Në këtë operacion ka marrë pjesë “Gjysmë hëna”, si dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare.

Është bërë i mundur shpëtimi i vogëlushit, i cili pritet që shumë shpejt të bashkohet me të atin pasi kishte 5 vite që ndodhej në Siri.

Dy vite më parë, ai humbi mamanë e tij, Valbonën, e cila ishte vrarë gjatë një shpërthimi. Valbona Berisha kishte lënë Italinë, dhe ishte nisur në Siri, ku u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin lindi dhe një tjetër fëmijë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto