Flower
Flower

Shkoi të aplikonte për kartë identiteti, 80 vjeçari nga Orikumi shokohet me atë që i thonë në gjendje civile

Selim Hodo, njrë burrë 80 vjeç nga Orikumi në Vlorë, shkoi në gjendjen civile për të aplikuar për një kartë të re identiteti.

Por Hodo u shokua kur punonjësit e gjendjes civile i thanë atij se ai është cilësuar si i vdekur në vitin 2011. Për emisionin “Stop”, 80 vjeçari ka thënë se rezultonte i vdekur dhe në zyrat e postës dhe të policisë.

“Vajta në gjendjen civile të Orikumit dhe më tha se nuk je i gjallë. Si nuk jam i gjallë? ‘Nuk je i gjallë’. Ika pastaj nga aty, u largova. Erdha në postë, këtu në Vlorë. Një nga ato gratë aty më thotë sille pak kartën. E futi në kompjuter, më thotë ‘’je i vdekur’’. I them qysh do bëjmë për këtë punë? ‘’Do shkosh në polici’’. Shkoj në polici dhe i them kështu është puna. ‘’Më sill kartën’’ më tha ajo, futi numrin dhe më tha ‘’je i vdekur’’, ka treguar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto