Shkarkohet nga puna një tjetër mjek: “Më pushuan për bindje politike”

Mjeku Sinan Manjani që ka 27 vite punë në fushën e mjekësisë, është pushuar nga puna. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike”, shkruan ai.

Mjeku punonte prej 27 vitesh në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Kujtojmë që më herët u pushua nga puna dhe mjeku Ilir Allkja.

Ai u shkarkua me arsyen se kishte shkelur Kodin Etik dhe atë të Punës, duke komentuar aspekte lidhur me punën e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto