Sekuestrohen 540 kg dr*gë në Itali/ Arrestohen 11 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Ditën e sotme, Guardia di Finanza ka realizuar një aksion të madh në Firence, ku si rezultat ka sekuestruar 540 kg marijuanë dhe 18 kg kokainë.

Mediat italiane raportojnë se kanë përfunduar në pranga 11 persona, në mesin e të cilëve ishin edhe shqiptarë.

Sasia e drogës po trafikohej me anë të autobusëve të linjës së një shoqërie transportit me qendër në Milano dhe më pas, shkonte në Holandë dhe Belgjikë.

Kjo sasi më pas mbërrinte në Milano duke u shpërndarë në rajonin e Lombardisë

Ju mund të pëlqeni dhe këto