“Sa të blej lojërat do e mbyllim”, si i dashuri i 13 vjeçares e shfrytëzoi atë për të mbledhur para për play station

Abuzimi i të miturës nga Kavaja për dy muaj rresht nga 7 moshatarë të saj, ka tronditur opinionin publik. Gjithçka filloi kur vajza pranoi që në ditën e ditëlindjes së të dashurit të saj, të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Por djali e filmoi gjithë aktin në kamera dhe dy ditë më pas, vajza mësoi se djemtë do ta shfrytëzonin seksualisht ose në të kundërt do t’i publikonin videon. E frikësuar, ajo pranoi.

Me këtë video, vajzës i bënë presion që të kryente marrëdhënie seksuale me kushurinjtë e tyre. Mësohet se i dashuri i të miturës u kërkonte djemve lekë për të kryer marrëdhënie me të dhe me paratë që do mblidhte, do blinte një play station.

“Sa të blej lojërat do e mbyllim këtë muhabet”, mësohet t’i ketë thënë djali vajzës.

Kjo histori u konfirmua dje në emisionin “Opinion” nga gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala, e cila u shpreh se djali do e përdorte vajzën për t’u marrë para djemve të tjerë që kryenin marrëdhënie seksuale me të, për të mbledhur shumën për të blerë një playstation.

Ju mund të pëlqeni dhe këto